Policia e Gjirokastrës ka asgjesuar rreth 1500 rrënjë kanabis sativa, ndërsa në pranga janë vënë tre persona.
Sipas policisë “lënda narkotike e kultivuar në kubike u kap në vendin e quajtur “Mavrambël”, në fshatin Labovë e Vogël të Gjirokastrës, në një ambjent mes pemëve.
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit Dhimitër (Romeo) Krisafi, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër dhe Erjon (Niko) Krisafi, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. “
Po ashtu u arrestua për moskallezim krimi Andrea Xhavara, 58 vjeç, i cili ishte pronar i tokës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.