Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në këtë qytet.
Mësohet se autoritetet kanë vënë në pranga shtetasit S.M., 18 vjeç dhe E.L., 29 vjeç, të cilëve u është gjetur drogë me vete.
Ndër të tjera policia bën me dije se në këtë operacion janë sekuestruar 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.