Rreth 480 kilogramë lëndë narkotike, kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës. Sipas burimeve zyrtare të policisë droga u kap gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vajzë. Ajo u gjet në një banesë të pabanuar në hyrje të këtij fshati dhe ishte e shpërndarë në 80 thasë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, policia gjeti edhe dy thasë të tjerë me kanabis, me një peshë prej 14 kilogramë. Kjo e fundit u gjet brenda një ndërtimi me dru e të mbuluar me plasmas. Aktualisht policia po punon për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të përfshirë në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.