Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Open Data Albania gjen pasaktësi në shifrat e kryeministrit Rama mbi prokurimet dhe tenderat

2024/05/09 at 7:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Open Data Albania gjen pasaktësi në shifrat e kryeministrit Rama mbi prokurimet dhe tenderat

Në Tiranë Qendra studimore Open Data Albania bëri të ditur për Zërin e Amerikës se ka gjetur disa shifra ekonomike të pasakta lidhur me tenderat dhe bizneset në fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar të Partisë Socialiste.


Drejtuesja e kësaj Qendre, Aranita Brahaj, thotë se disa prej të dhënave janë në të vërtetë dukshëm më të ulëta, se ato që citoi Rama.

Ajo shtoi se verifikimi i fakteve u bazua në treguesit e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe mbi të dhënat shumëvjeçare, që Open Data Albania ka regjistruar në fushën e tenderave dhe prokurimeve.

Ndërsa fliste të martën para deputetëve dhe ministrave socialistë, kryeministri Edi Rama u përpoq të hidhte poshtë me disa shifra mbi tenderat dhe prokurimet publike kritikat, perceptimin dhe dyshimet për korrupsion në këtë fushë, duke bërë krahasime me të dhëna nga viti 2012, përpara 3 mandateve të tij në qeverisje.

Ai tha se në vitet 2009-2012, që kur filloi prokurimi elektronik dhe mbahen të dhëna, “numri mesatar i operatorëve ekonomikë që fitonin tendera publikë ishte rreth 1000. Në 10 vitet e fundit, ky numër është 2500 mesatarisht në vit, dy herë më i lartë, dy herë e gjysmë më i lartë”.

Por drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, thotë për Zërin e Amerikës se nga verifikimi i të dhënave për disa ditë nga kjo qendër studimore, rezultoi që disa të dhëna nuk qëndrojnë, si dhe interpretimi i tyre nuk ka bazë, siç është shifra për 2 mijë e 500 operatorë apo kontraktorë mesatarisht çdo vit, gjë që nuk rezulton e tillë.

Nga verifikimi i qendrës studimore doli se gjatë vitit 2023 janë vetëm 1 mijë e 374 biznese, subjekte, ose NIPT-e, të cilët kanë fituar në gara të hapura apo të mbajtura publikisht gjët atij vit, me vlerë mbi 800 mijë lekë, referuar të dhënave të hapura të vet sistemit shtetëror, Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Zonja Brahaj thotë se po shënohet si një biznes i ri çdo operator ekonomik, që krijohet nga bashkimi i dy operatorëve ose dy bizneseve të mëhershme.

“Biznesi A, Biznesi B, e ndoshta ka edhe një C, kanë qenë pjesë e listës së bizneseve, që fitojnë tendera prej vitesh. Në një çast ato krijojnë një bashkim operatorësh dhe fitojnë një kontratë të caktuar. Në këtë rast kryeministrit i listohet si një biznes i ri, por në fakt kemi të njëjtët klientë, që kanë fituar tendera më parë dhe vijnë në garë dhe marrin përsëri tendera. Nuk kemi biznese të reja. NIPT-et, po e theksoj edhe një herë, janë 1 mijë e 374”, tha zonja Brahaj.

Drejtuesja e Open Data Albania, thotë se e pazakonshme është edhe gjetja se krahasuar me vitin 2012, në vitin 2023 vlera e fondit limit të tenderave është rritur me 2.08 herë, ndërkohë që numri i NIPT-eve dhe bizneseve që janë angazhuar me një kontratë përmes prokurimit publik është rritur me 57 për qind, ose vetën 1.6 herë.

Në vitin 2012 ishin 876 biznese, ndërsa janë 1374 biznese në vitin 2023, pra nuk ka një rritje 2 herë madje 2.5 herë, siç e prezantoi kryeministri Rama, tha zonja Brahaj.

Ajo e cilësoi si të pasaktë edhe shifrën tjetër prej 6 mijë e 61 kompani të reja fituese, që kryeministri Rama përmendi në fjalim.

“Jo vetëm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi, por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrugët e konkurrencës, në këto 10 vite janë shtuar 6061 kompani të reja fituese tenderash me fonde publike, të reja”, tha zoti Rama në fjalim.

Por sipas verifikimit të fakteve nga Open Data Albania as kjo shifër nuk rezulton e saktë. Bazuar në të dhënat që kjo qendër ka mbledhur nga viti 2012 janë vetëm 4 mijë e 280 NIPT-e, të cilët janë shpallur fitues, ose kanë fituar statusin e një kontraktori publik.

Madje edhe mes 4 mijë e 280 bizneseve nuk janë vetëm fituesit e kontratave publike, por këtu janë përfshirë edhe kompani PPP, kompani fituese përmes programeve si Shqipëria 1 Euro, përmes programeve të caktuara apo privatizime dhe ankande, të cilat shpesh herë nuk janë procedurë e rregullt gare, por janë procedura të cilat bëhen edhe me ligje të veçanta.

“Edhe këtu befasohemi me këtë statistikë, me këtë evidencë, për të cilën mendoj që kryeministrit i është raportuar jo në mënyrën e saktë dhe të duhur. Nuk kemi biznese të shtuara. Nëse ka operatorë të krijuar nga bashkime operatorësh, e garantojmë që janë të njëjtat biznese, që vazhdojnë të fitojnë tendera”, thotë zonja Brahaj.

Kryeministri Rama përmendi në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave socialistë edhe një kursim fondesh prej 960 milionë euro, për shkak të konkurrencës reale në tendera, ndërsa theksoi se nuk janë 5 veta, por janë 25 mijë subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.

“Si rezultat i konkurrencës, meqë ka një tjetër mit të madh se përveç 5 vetave që i marrin të gjitha fondet e shtetit dhe i ndajnë me hajdutët e Rilindjes, tenderat u jepen këtyre të 5-ve gjithmonë sa është fondi limit. Në fakt, jo vetëm nuk janë 5, po janë 25 mijë subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet, por shuma e kursyer nga fakti kokëfortë i garës reale është 96 miliard e 603 milion e 818 mijë e 542 lekë, e thënë ndryshe 960 milion euro kursime për shtetin”, tha zoti Rama në fjalim.

Nga ana tjetër, zonja Brahaj e qendrës Open Data Albania, thotë se nuk dihet se me çfarë metodologjie u arrit në konstatimin se janë kursyer fonde publike në masën 960 milionë euro, por përqëndrimi i parave në pak duar është i dukshëm, sidomos në rastet e procedurave të limituara, kur një thirren operatorë me kritere të ngjashme në një tryezë me autoritetin prokurues dhe fati i parave publike bëhet aty, pa sistemin elektronik publik.

“Nëse kemi 10 kompani që fitojnë 20 për qind të vlerës kontraktore përmes tenderimeve, atëherë ky fakt flet vet. A kemi 5, 10 apo 25 kompani që fitojnë gjithmonë tendera? Po, kemi. Sa herë që ne bëjmë listimet vjetore për gjithë kontraktorët më të mëdhenj, na rezulton që 10 kontraktorët më të mëdhenj fitojnë 20-25 për qind të vlerës së tenderave. Kemi programin e rindërtimit, që është 80 miliardë lekë në 4 vite, dhe të gjithë kompanitë që kanë fituar këto tendera janë kompanitë që kanë pjesën më të madhe, 30-40 për qind të gjithë vlerës së dhënë. Nga ana tjetër nuk mendoj se kemi ndonjë eficencë, ndërkohë që kemi një numër shumë të theksuar procedurash të limituara”, thotë zonja Brahaj për Zërin e Amerikës.

Ajo kujtoi fatin e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, e cila kreu tenderat e gjithë ministrive dhe dështoi brenda dy vitesh, ndërsa zyrtarët e saj u bënë pjesë e hetimeve për dëm të madh ekonomik gjatë një tenderi.

Studiuesit theksuan se nuk ka një përmirësim të situatës sa i takon ndarjes së tenderave në Shqipëri, madje nuk ka një sistem të vlerësimit të konfliktit të interesit dhe të nepotizmit, të cilat kanë krijuar një sistem korruptiv, ku drejtorë publikë bëjnë edhe biznesmenin dhe paratë publike i çojnë pikërisht tek kompania e tyre.

Ata përmendën edhe raportin vjetor të SPAK-ut, ku flitet hapur për tendera fiktivë dhe për kompani dhe biznese, të cilat fitojnë tendra, por që nuk janë asgjë tjetër, veçse biznese që kanë lidhje me njerëz në pushtet./ VOA



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Itali/ 38-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident, i gjejnë një çantë me para në makinë

Shisnin kokainë, arrestohen tre shtetas shqiptarë në Itali

Kuvendi miraton kredinë me vlerë 50 mln euro për autobusë elektrikë në Tiranë

Kuvendi miraton kredinë me vlerë 50 mln euro për autobusë elektrikë në Tiranë

Rama kujton takimin me shqiptarët në Athinë në vitin 2006: Dy gjëra kanë ndryshuar, asnjë fije floku e zezë dhe suksesi i…

Rama kujton takimin me shqiptarët në Athinë në vitin 2006: Dy gjëra kanë ndryshuar, asnjë fije floku e zezë dhe suksesi i...
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com