Aktualitet

‘Open Ballkan’, Varhelyi: Rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 19/10/21 |
Opi Nion

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të raport-progresit vjetor për vendet e Ballkanit Perëndimor foli edhe në lidhje me iniciativën “Open Ballkan”.

Varhelyi tha se rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal ku përfshihen të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Jam i bindur që rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal. Prandaj kemi insistuar për një treg bashkëpunimi ekonomik. Kjo është paketë për të ndryshuar jetën e njerëzve dhe biznesin. Çfarë propozojmë ne? Po flasim për të kaluar kufijtë me kartë identiteti, po flasim për njohjen e diplomave. Këto janë përgatitjet për pranimin në BE. Prandaj i mëshojmë fort kësaj. Në fillim është quajtuar Mini-Schengen’. Por ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. I bëj thirrjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal. Duam që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur.”- tha Varhelyi  në fjalën e tij./Opinion.al

 

Pas