Aktualitet

Open Balkan/Rama:Nismës t’i bashkohen Turqia, Italia, Hungaria. Ç’më tha kolegu i BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:39 - 02/09/22 |
Opi Nion

Ka nisur samiti i radhës i “Open Balkan” që po mbahet në Beograd. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se për ne është e rëndësishme që kësaj nisme t’i bashkohen jo vetëm vendet e rajonit por edhe vendet si Turqia, Greqia, Italia dhe Hungaria.

“Turqia partner i pazëvendësueshëm si edhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, është mik i joni.  Ne ftuam edhe ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë, që për arsye objektive dhe pamundësie me ndjesën elegante nuk mundën të ishin këtu, por do të jetë sërish të ftuar për samitin e ardhshëm në Tiranë. Për ne është e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm ti bashkohen vendet e rajonit por t’i bashkëngjiten vende kaq të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia dhe Hungaria në anën e tjetër. Një tjetër koleg nga BE më tha po ne pse sjemi të ftuar. I thashë do e diskutoj me kolegët dhe do tju ftojmë”, u shpreh Rama.

Pas