Aktualitet

“Online dhe në klasa”, Ministrja e Arsimit sqaron si do zhvillohet mësimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 26/11/20 |
Opi Nion

Ministria e Arsimit Evis Kushi, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar, online dhe në klasa, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.

Pas konsultimeve me ekspertë e fushës kemi hartuar shtojcën e udhëzuesit të fillim vitit 2020-2021. Sipas udhëzuesit shkollat do të kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e mësimi të alternuar në varësi të situatës së pandemisë, numrit të nxënësve apo kushteve specifike, por gjithmonë duke ruajtur të gjitha rregullat higjieno-sanitare dhe të distancimit fizik. Skenari i mësimit të kombinuar do të nisë nga data 1 dhjetor sipas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë”, tha Kushi.

Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 12 do vazhdojnë normalisht mësimin në shkollë. Ndërsa sa i përket klasave të tjera, ministrja tha se në javët tek (1-3), 2 ditët e para mësimi do të zhvillohet në shkollë, dhe tre të tjerat online, kurse në javët çift (2-4) dy ditët e para online, dhe tre të tjerat në shkollë.

Klasa e 6 deri në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë: Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online. Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë” tha Kushi.

Gjithashtu, ministrja theksoi se në rastet kur situata është e rënduar vetëm klasa e parë dhe e 12 do të zhvillojnë mësimin në ambientet fizike të shkollës.

Në rastet edhe më të rënduara vetëm klasa e parë dhe e 12 do të jenë në mjediset fizike të shkollës. Në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i ulët dhe s’ka raste me Covid-19 mund të zbatohet edhe skenari i parë. Gjatë kësaj periudhë kanali i dedikuar RTSH Shkolla dhe Akademi.al do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”, vijoi Evis Kushi. /Opinion.al

Pas