Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ONE Albania mirëpret Presidenten e Hungarisë

2023/06/01 at 8:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
ONE Albania mirëpret Presidenten e Hungarisë

Shkëlqesia e saj Znj. Katalin Novák në një vizitë kortezie në selinë e kompanisë në Tiranë. One Albania, ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikacionit, priti në një vizitë të rëndësishme Shkëlqesinë e Saj, Presidentet e Hungarisë, znj. Katalin Novák. Ky rast historik shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes dy kombeve, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Gjatë vizitës, Presidentja Znj. Novák u informua mbi veprimtarinë e One Albania, duke treguar përkushtimin e kompanisë ndaj inovacionit dhe avancimit teknologjik. Grupi që priti Znj. Presidente kryesohej nga Z. Peter Fekete, CEO i 4iG Group, kompania mëmë e One Albania.

“Ne kemi privilegjin të prezantojmë ONE Albania, që e bën 4iG investitorin më të madh të huaj në vend, në një kohë kur bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor midis dy vendeve është në një kulm historik. Ne besojmë se kjo vizitë përforcon angazhimin tonë të përbashkët për të drejtuar transformimin digjital dhe rritjen ekonomike në Shqipëri.”- tha z. Fekete gjatë fjalës të tij.

Zonja Presidente pati mundësinë të ndiqte nga afër zhvillimet në tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri, si dhe përparimin e bërë nga One Albania në industrinë e telekomunikacioneve. Si pjesë e vizitës, Presidentja Znj. Novák u angazhua në diskutime të hollësishme me ekipin e lartë drejtues të One Albania, duke u fokusuar në iniciativat strategjike për nxitjen e sipërmarrjes, përshpejtimin e vendosjes së infrastrukturës 5G, zgjerimin e rrjetit dhe promovimin e përfshirjes digjitale. Këto diskutime kishin për qëllim identifikimin e mundësive të përbashkëta për të nxitur përpjekjet e digjitalizimit në Hungari dhe Shqipëri, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë të telekomunikacioneve.

Vizita e Presidentes znj. Novák ka një rëndësi të veçantë, pasi simbolizon marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe praninë e zgjeruar ekonomike të investimeve hungareze në Shqipëri.

4iG Plc, një kompani me shumicë hungareze me bazë në Budapest, Hungari është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe IT-së në Hungari dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe një nga

kompanitë kryesore në ekonominë digjiitale sa I takon njohurive të të dhënave. Qasja e freskët dhe novatore e kompanisë së listuar në Bursën e Budapestit dhe pozicioni i saj si integruesi kryesor i sistemeve të IT-së në Hungari e bëjnë grupin një ofrues kryesor të shërbimeve për abonentët dhe bizneset në transformimin digjital të rajonit. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG e ka bërë atë një lojtar kyç në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur ndryshimet dhe nevojat e tregjeve të telekomunikacionit dhe IT-së. Grupi 4iG aktualisht punëson rreth 9,000 punonjës. www.4ig.hu

One Albania është kompania më e madhe e telekomunikacionit në vend. Me rrjetin celular ultra të besueshëm 4G+ dhe infrastrukturën e fibrave, One u siguron klientëve që ata të jenë të lidhur në çdo moment dhe kudo në Shqipëri. One është rrjeti celular më i madh në Shqipëri me 1100 stacione mbulimi në mbarë vendin dhe rrjeti më i madh i fibrave në vend. Me 5,400 km fibër optike në të gjithë vendin, ne ofrojmë gjerësi brezi deri në 1 Gbit/s përmes fibrës sonë në rrjetin Fiber to the Home dhe më shumë se 10 Gbit/s për partnerët tanë ISP. One garanton nivelin më të lartë të sigurisë në komunikim dhe mbrojtjen e të dhënave për abonentët e vet, në përputhje me standardet globale. One Albania është porta kryesore në botën e internetit, duke qenë se ka lidhje me fibra nënujore me Italinë, duke siguruar lidhjen më të shpejtë dhe cilësinë më të mirë të internetit për vendin. www.one.al.

Ju sugjerojmë

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi
Politikë

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi

28 Shtator, 2023 9:33 am
Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut
Aktualitet

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut

28 Shtator, 2023 9:32 am
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
Rajoni

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

28 Shtator, 2023 9:11 am
Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan
Rajoni

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

28 Shtator, 2023 9:05 am
Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet
Kronikë

Zbardhen disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, ja si u zbuluan pengmarrjet dhe vrasjet

28 Shtator, 2023 8:57 am
Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik
Kryesore

Rama publikon foto nga takimet në Itali: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik

28 Shtator, 2023 8:45 am
Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit
Kronikë

Atentati në Dukagjin/Kush janë 4 autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit

28 Shtator, 2023 8:37 am
Bashkia e Lezhës thirrje qytetarëve: Kujdes! Parashikohet furtunë dhe përmbytje
Aktualitet

Reshje shiu në disa qarqe, njihuni me parashikimin e motit për sot në vendin tonë

28 Shtator, 2023 8:17 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Life Style

Horoskopi ditor, e enjte 28 shtator 2023

28 Shtator, 2023 8:09 am
Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje
Rajoni

Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, do të merret në pyetje

27 Shtator, 2023 10:37 pm
Para
“Nuk kam patur asnjë konsultim me Kurtin”, Rama: Nuk jam babai i Kosovës

“Nuk kam patur asnjë konsultim me Kurtin”, Rama: Nuk jam babai i Kosovës

 A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama: Hedh një budalla një gur në lumë…

 A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama: Hedh një budalla një gur në lumë...

Rama: Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, ushtria është shprehje e impotencës së saj

Rama: Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës, ushtria është shprehje e impotencës së saj

TE FUNDIT

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi

Policia po e ndiqte pasi qëlloi me armë në ajër, shqiptari godet me sëpatë efektivin në Greqi
28 Shtator, 2023

Një 46-vjeçar shqiptar ka qëlluar me sëpatë një efektiv të policisë greke pasi ky i fundit ishte vënë në ndjekje...

Lexo më shumë

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut

Megaoperacioni policor, ndalohet edhe e dashura e Laert Haxhiut
28 Shtator, 2023

Gjatë operacionit te djeshëm është ndaluar edhe e dashura e Laert Haxhiut. Sipas gazetares, Klodiana Lala, mësohet se K.Gjata është...

Lexo më shumë

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
28 Shtator, 2023

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore...

Lexo më shumë

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

Gjenerali Clark: Incidenti në veri të Kosovës, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan
28 Shtator, 2023

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com