Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Omikron”, takim i jashtëzakonshëm i G7-s për variantin e ri të COVID

2021/11/29 at 9:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Omikron”, takim i jashtëzakonshëm i G7-s për variantin e ri të COVID

Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”.


Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit COVID, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si “shumë të lartë”. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.

Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t’i godasë rëndë.

Ursula von der Leyen: “Duhet të fitojmë kohë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.

Omikron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt Corone në javët e ardhshme. Ky variant ka shtuar rastet e Coronës në provincën e shumëpopulluar, Gauteng, ka thënë Ramaphosa. Ky vend nuk ka planifikuar aktualisht një lokdaun.

Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”

Përgjim i celularit përmes shërbimit sekret

Japonia për momentin shpalli ndalimin e udhëtimit për të huajt në vend. Kryeministri i vendit, Fumio Kishida u shpreh se ka vendosur “si masë emergjence” nga e marta ndalimin e kufizimin e udhëtimit për të huajt nga e gjithë bota. Edhe Izraeli vendosi nga e diela ndalimin e plotë të udhëtimit për të huajt. Rastet e veçanta duhet të miratohen nga një komitet i posaçëm. Shërbimi i brendshëm informativ, Shin Ben rivendosi përgjimin zyrtarisht të pacientëve me COVID dhe kontakteve të tyre. Kjo masë u përdor në fazën e parë të pandemisë, por për shkak të kritikave u tërhoq./ DW

Etiketa: CIOVID-19G7mbledhjeOmicron


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Moti i keq, probleme me rrëshqitjen e gurëve në disa akse në Gjirokastër

Moti i keq, probleme me rrëshqitjen e gurëve në disa akse në Gjirokastër

Si do të jetë moti sot?

Reshje shiu dhe bore, si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Digjet gjatë natës një banesë në Korçë, shpëtojnë 3 familjet

Digjet gjatë natës një banesë në Korçë, shpëtojnë 3 familjet
















TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com