Aktualitet

Omicron në Shqipëri, Alimehmeti: Do të ketë një rritje rastesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:36 - 25/12/21 |
Opi Nion

Mjeku Ilir Alimehmeti tha gjatë një interviste se numri i infektimeve nga Covid 19 në vend do të vijë duke u rritur si pasojë e hyrjes së variantit Omicron.

Megjithatë ai tha se ky variant shkakton sëmundje më të të lejtë karahasuar me variantin Delta.

“Ne aktualisht jemi në rënie të lehtë por të qëndrueshme. Të gjithë indikatorët, testet, numri i të shëruarve i viktimave është në rënie të ngadaltë. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Por do të ketë një rritje rastesh sepse është e pamundur mos të ketë një rritje rastesh. Ndoshta mund të jetë një variant që mund të infektojë ata që deri më sot ishin kursyer, kanë pasur fatin të mos infektohen. Por sëmundja e rëndë është më pak probabël tek Omicron në krahasim me Deltën dhe ky është faktor aleat në krahun tonë. Shumica e të infektuarve janë të paimunizuar, pra që nuk e kanë kaluar Covid dhe që nuk janë vaksinuar. Rreth 90% janë të paimunizuar. Kjo 10% do analizuar pak. Janë gjithmonë vaksina që janë bërë që në fillim. Pra që mungon ajo e treta. Kemi që imuniteti natyror mbron fort ndërsa vaksina mbron shumë shkurtër me dy doza. Ne valën e vaksinimit e bëmë në mars-maj dhe sot shohim që dozën e tretë e kanë bërë shumë pak nga këta të vaksinuar. Ndërgjegjësimi është individual, nuk vlen për të gjithë njësoj. Të gjithë kanë arsyet e veta. Tani duhet të kalojmë në një fazë ku duhen takuar vetë, ndoshta me udhëheqës lokalë. Nuk kemi futur në lojë edhe udhëheqësit fetarë që janë shumë të rëndësishëm, por kemi mbetur vetëm tek media. Intervistat në Skype janë më të mira dhe ju garantoj që mund të kenë sukses. Ne e dimë që do të ketë një fashë personash që nuk do të vaksinohen por tek ata që kanë dyshime duhet të bëjme diçka”- tha ai.

Nga ana tjetër, duke folur në News 24, mjeku tha se vendimarrja për vaksinën nuk duhet bazuar në numrin e antitrupave.

“Antitrupat shërbejnë vetëm për diagnosifikim. Pra kur ke vendosur një diagnozë tek një person që ka pasur shenja por që nuk e di se çfarë ka sepse nuk ka bërë një tampon apo ke pasur raste kontakti dhe pa shenja bërja e antitrupave tregon nëse ai ka qenë i ekspozuar ndaj virusit. Kjo është vlera e madhe e antitrupave.  Pastaj niveli ulet apo rritet nuk na intereson pasi është vetëm një copë e pazëllit të sistemit imunitar. Le të dalin edhe negative sepse antitrupat bien. Por kemi edhe antitrupa të tjera që nuk i masim se është e vështirë dhe ne i injorojmë. Të bazosh vendimmarrjen tek antitrupat jo. Por duhet përgjigje qelizore që nuk e bëjmë pasi bëhet përmes palcës së kockës dhe nuk i hyn askush. Kemi parë që edhe personat që rinfektohen fatmirësisht janë në forma të lehta dhe ka raste  që nuk i gjejmë se s’kanë  shenja”, tha ai./Opinion.al

 

Pas