Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Omicron”/ Moderna ka dyshime për efikasitetin e vaksinës

2021/11/30 at 5:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Omicron”/ Moderna ka dyshime për efikasitetin e vaksinës

Shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike, Moderna ka parashikuar se vaksinat ekzistuese nuk do të jenë efektive kundër variantit Omicron sikurse ishin ndaj varianteve paraprake të koronavirusit. Deklarata të tilla kanë rritur alarmin lidhur me rimëkëmbjen ekonomike globale, teksa qeveritë po mbyllin kufijtë dhe po vendosin kufizime të reja, për shkak të paraqitjes së variantit të ri Omicron.


Shefi i kompanisë Moderna, Stephane Bancel tha në një intervistë për Financial Times se numri i mutacioneve që ka varianti i ri dhe transmetueshmëria e lartë, sugjeron se vaksinat duhet të modifikohen vitin e ardhshëm.

“Nuk ka botë, mendoj, ku efektiviteti është në nivelin e njëjtë që kishim me Deltan”, tha Bancel.

Ai tha se duhet të presin për të dhëna të reja për të modifikuar vaksinat, por shtoi se “të gjithë shkencëtarët me të cilët kam biseduar… thonë që ‘kjo nuk është gjë e mirë’”.

Këto komente të Bancel shkaktuan tronditje në tregjet ndërkombëtare financiare.

Moderna dhe kompanitë Pfizer/BioNTech veçse kanë nisur të punojnë në vaksina për variantin Omicron, duke përdorur teknologjinë RNA, që u lejon këtyre kompanive të zhvillojnë vaksina të modifikuara. Por, më pas ato duhet të aprovohen për miratim nga rregullatorët shëndetësorë dhe kjo mund të marrë disa muaj kohë.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane po shtyjnë përpara fushatën e dhënies së dozave përforcuese, si kundërpërgjigje ndaj variantit të ri, teksa zyrtarët shëndetësorë thonë se këto doza do të ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj virusit.

Më 29 nëntor, Scott Gottlieb, anëtar i bordit të kompanisë Pfizer, tha për CNBC se “ka një shkallë të besimit” se dozat përforcuese “do të ofrojnë mbrojtje të mirë” ndaj variantit Omicron.

Ndërkaq, Universiteti i Oksfordit, që së bashku me kompaninë AsraZeneca kanë prodhuar vaksinë kundër koronavirusit, ka thënë se nuk ka të dhëna që thonë se vaksinat ekzistuese nuk parandalojnë sëmurje të rëndë nga Omicroni, por ka shtuar se janë duke punuar me inxhinierët, që nëse është e nevojshme, ta modifikojnë vaksinën.

Varianti Omicron u identifikua fillimisht në nëntor në Afrikën e Jugut. Ai besohet se përhapet më shpejt. Shumë shtete në botë, përfshirë edhe dhjetë shtete evropiane, kanë regjistruar raste me këtë variant./ REL

Etiketa: “Omicronit”covid-19ModernaVaksina


Ju sugjerojmë

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
Bota

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

26 Qershor, 2025 9:10 am
Gjermania në borxhe rekorde
Bota

Gjermania në borxhe rekorde

26 Qershor, 2025 9:07 am
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
Bota

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

26 Qershor, 2025 9:03 am
Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte
Bota

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte

26 Qershor, 2025 8:58 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

26 Qershor, 2025 8:55 am
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin
Bota

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

26 Qershor, 2025 8:50 am
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës

26 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 26 qershor 2025

26 Qershor, 2025 8:16 am
Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Para
Ministri izraelit: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Ministri izraelit: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Trafikanti shqiptar kapet sërish në Angli, do dëbohet për herë të tretë

Trafikanti shqiptar kapet sërish në Angli, do dëbohet për herë të tretë

Itali/ Rritet numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19

Itali/ Rritet numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19
















TE FUNDIT

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak
26 Qershor, 2025

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më...

Lexo më shumë

Gjermania në borxhe rekorde

Gjermania në borxhe rekorde
26 Qershor, 2025

Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekurudhat dhe trenat, mungesa e...

Lexo më shumë

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
26 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit "i shkatërruan ato...

Lexo më shumë

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte

Zelensky, marrëveshje për themelimin e një tribunali për krime lufte
26 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com