Të gjithë e njohim si aktor falë filmit “Diamante dhe Dashuri”, por bruni simpatik Engin Akyurek, ka treguar një tjetër anë të tij, atë të shkrimtarit.
Mediat shkruajnë se aktori turk ka publikuar librin e tij të parë. Ai titullohet “Heshtja”.
Aktori, i njohur mes të tjerash edhe për rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe Dashuri”, apo të Kerimit në serialin “Fatmagul”, ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat nga libri do t’i dhurojë për bamirësi.
Libri ka 21 histori të shkurtra. 18 prej tyre janë publikuar tashmë nga revista “Kafısına Göre”.
Libri “Heshtja” (Sessizlik) ju çon në vitet kur njerëzit bënin biseda me zemër të hapur. Ne kohen kur fqinjët trokisnin në mënyrë të pandërprerë në dyert e njëri-tjetrit, fëmijët luanin futboll në rrugë dhe lumturia dhe dhimbja ndaheshin me të tjerët.
Në intervistat e tij, Akyurek ka thënë se shkrimi është pasioni më i madh i tij. Pasion, të cilin e praktikon që në vitet e adoleshencës.