Olta Xhacka duket se e ka marrë shumë seriozisht detyrën e ministres së Mbrojtjes. Po t’i hedhësh një sy instagramit të saj së fundmi, gjenden vetëm foto të ushtarëve dhe bazave ushtarake. Mirë po edhe vetë Xhacka nuk mund t’i shpëtonte kësaj uniforme. Ajo ka publikuar disa foto, mbi helikopter dhe me një veshje ushtarake, siç nuk e kemi parë ndonjëherë.
“Në Bazën Ajrore të Farkës, pilotët dhe helikopterët e së cilës mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në operacionet e kërkim-shpëtimit apo emergjencave civile.?” – shkruan Xhacka në fotot e postuara.