Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Pogradec këtë të shtunë. Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se do ta shkatërrojë këtë qytet.
Berisha komentoi reagimin e SPAK në lidhje me dosjen Xibraka që konkludoi se Olsi Rama nuk ka lidhje me aktivitetin kriminal të goditur në vitin 2015. Për ish-kryeministrin kjo tregon se SPAK është pjesë e dosjes së Xibrakës.
“Më deklaratën e tij dje SPAK-u tregoi se është pjesë e dosjes së Xibrakës, kaq mund të them. Tregoi që tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës. Kjo është e vërteta”,-tha Berisha.