Ish-sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Oliver Bierhoff ka folur për sfidën kundër Italisë.
Gjermania dhe Italia do të përplasen të shtunën mbrëma në çerekfinalen e Evropianit “Francë 2016”.
Bierhoff, i cili aktualisht është menaxher i përzgjedhësit të “Pancerave”, mendon se ndeshja me ‘Azurrët’ do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai shpreson se skuadra gjermane do ta fitojë ndeshjen.
“Janë kundërshtarët më të vështirë që mund të jenë, jo vetëm për historinë që flet, por për shkak së është një ekip shumë i fortë taktikisht”.