Nëse për disa notarë vendi i dytë është renditja më e mirë për humbësit, imagjinoni se çfarë shprehje duhet të ketë për notarin etiopian Robel Kiros Habte, që edhe pse 24 vjeç debuton në një Olimpiadë. Ai garoi në baterinë e parë eliminatore të garës së 100 metrave stil i lirë dhe në këtë turne olimpik la gjurmë për dy gjëra. E para për trupin bullafiq, aspak të përshtatshëm për një notar dhe e dyta për kohën që realizoi.
Ai ishte notari i vetëm i kësaj Olimpiade që e realizoi këtë garë mbi 1 minutë (1’04”95). Koha e Habte ishte 17”05 më e lartë se e australianit Kyle Chalmers, që dha kohën 47”90 në bateritë eliminatore. Etiopiani garoi në baterinë e parë, me vetëm 3 notarë, por kjo bateri ishte më së shumti një skeç humoristik, me Robel Kiros Habte që mezi gjeti finishin. Kur rivalët e tij kishin hequr kokoren pas garës, etiopiane garonte ende. Gjithsesi, i rëndësishëm është shpirti olimpik.