Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Olimpiada e Rio-s/ I kanë ngatërruar kohën, skandal i radhës nga Komiteti Olimpik, notari Sidni Hoxha rrezikon garimin

2016/08/08 at 1:14 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Olimpiada e Rio-s/ I kanë ngatërruar kohën, skandal i radhës nga Komiteti Olimpik, notari Sidni Hoxha rrezikon garimin

Shpëtim Hoxha, babai i notarit olimpist Sidni Hoxha, hedh sërish akuza në adresë të KOKSH­it. Në prononcimin për gazetën “Panorama Sport”, Hoxha shprehet se notari rrezikon konkurrimin në 50 m stil i lirë, pasi sipas tij drejtuesit e delegacionit olimpik i kanë ngatërruar kohën.

“Dua të denoncoj shkatërrimin që i është bërë sportistit Sidni Hoxha si për bursën olimpike, si për mosdhënien e shpërblimeve dhe së fundmi sportisti është në pikën kritike për të mos marrë pjesë në Olimpiadë. Arsyeja është për një shpërdorim detyre që kanë bërë, duke i ndryshuar rezultatin e 50 m stil i lirë ku do të garojë. Nga koha 22.93, që është gara e regjistruar për Olimpiadën (norma B), e kanë çuar në 29.93. Kjo garë, e cila duhet të ishte më e rëndësishmja për Sidnin, për të arritur rezultat premtues, tashmë komprometohet, pasi e kanë regjistruar në Baterinë e Parë. Dhe në këtë Bateri garojnë sportistë kohët e të cilëve janë shumë larg kohëve të Sidnit.

Ndërkohë që ai duhet të notonte me ata sportistë, të cilët janë me kohë të njëjtë me të, sikurse ka notuar në dy olimpiadat e tjera. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për pakujdesi të delegacionit olimpik”, denoncon babai i notarit. Hoxha thekson se asnjë përfaqësues i Misionit tonë nuk ka qenë prezent në mbledhjen teknike të FINA­s (Federata Botërore e Notit) për të bërë reklamim. “Trajneri i caktuar me pa të drejtë nga federata dhe nga Komiteti Olimpik nuk e ka vrarë mendjen fare të shkonte në mbledhjen teknike. Dhe tashmë që është bërë publik shpallja e emrave në Baterinë e Parë, thonë se ne nuk kemi pasur mundësi për të qenë prezent. Pra, është një neglizhencë, por edhe me dashje e të gjithëve që janë në delegacion që nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Stavri Bello dhe nga drejtori Kliton Muça.

Duhej të ishin atje. Kanë dy javë në Rio. Duhet të ishin atje dhe të informonin që Sidni Hoxha ka pasur rezultatin e tij më të mirë 22.87 dhe jo 29.93. Ka shumë mundësi që ai duke parë që nuk ka asnjë vlerë ajo garë të mos marrë pjesë fare. Nuk e di kush ia ka deklaruar atë kohë. Ky është problemi. Di të them me siguri që unë dhe Sidni Hoxha nuk e kemi deklaruar atë kohë. Me kohën e vetë duhet të ishte në Baterinë e Tetë”, e mbylli deklaratën e tij Shpëtim Hoxha mes indinjatës me shpresën për të gjetur zgjidhje.

Etiketa: KOKSHrioSidni Hoxhaskandali

Ju sugjerojmë

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
Aktualitet

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

19 Korrik, 2025 4:25 pm
U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
Rajoni

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

19 Korrik, 2025 4:12 pm
Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
Aktualitet

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

19 Korrik, 2025 4:02 pm
Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet
Aktualitet

Rritet numri i të rinjve me probleme kardiake/ Ja cilët janë shkaqet

19 Korrik, 2025 3:50 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Autor i 13 grabitjeve, vidhte motomjete elektrike e../ Pranga 46 vjeçarit në Tiranë

19 Korrik, 2025 3:39 pm
(VIDEO) Sherr mes dy grupeve në Kosovë/ Përplasje fizike e goditje me gota qelqi
Rajoni

(VIDEO) Sherr mes dy grupeve në Kosovë/ Përplasje fizike e goditje me gota qelqi

19 Korrik, 2025 3:33 pm
Pogradec/ Motivet e pronësisë ‘fusin’ në sherr 4 persona! Policia i procedon
Aktualitet

Pogradec/ Motivet e pronësisë ‘fusin’ në sherr 4 persona! Policia i procedon

19 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali takohet me babain e një prej pengjeve të Hamasit!Ambasadorja e falenderon
Aktualitet

Spiropali takohet me babain e një prej pengjeve të Hamasit!Ambasadorja e falenderon

19 Korrik, 2025 2:56 pm
Los Angeles/ Makina përplas turmën e njerëzve, mbi 20 persona mbetën të plagosur
Bota

Los Angeles/ Makina përplas turmën e njerëzve, mbi 20 persona mbetën të plagosur

19 Korrik, 2025 2:35 pm
Para
PD: Projekti i “Qemal Stafës”, Rama shton 2800 metra katrorë për bizneset e tij

PD: Projekti i "Qemal Stafës", Rama shton 2800 metra katrorë për bizneset e tij

Sherr mes dy vëllezërve dhe djemve të tyre, parandalohet krimi

Sherr mes dy vëllezërve dhe djemve të tyre, parandalohet krimi

Vajza padit komshiun për përdhunim, por arrestohet vetë…

Grabitja e bankës në ish-bllok, ja sa para u vodhën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
19 Korrik, 2025

Është viti 2025 dhe zona të tëra në kryeqendrën e vendit, në Tiranë, furnizohen me ujë përmes autobotëve. Kjo pasi...

Lexo më shumë

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
19 Korrik, 2025

Shqipëria është kthyer në magnet punësimi për vendet e rajonit. Nga 14 mijë leje pune të dhëna vitin e kaluar,...

Lexo më shumë

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
19 Korrik, 2025

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor...

Lexo më shumë

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik

Trafiku bllokon Durrësin në pikun e sezonit turistik
19 Korrik, 2025

Durrësi po përballet me trafik të dendur gjatë këtij sezoni turistik, për shkak të kthimit masiv të emigrantëve dhe fluksit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com