Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB, Trump kërcënon me fuqizimin e sanksioneve ndaj Iranit

2019/09/24 at 5:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB, Trump kërcënon me fuqizimin e sanksioneve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e filloi fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u kujtuar liderëve botërorë se SHBA-ja është “kombi më të fuqishëm në botë”. Ai përmendi shpenzimet “mbi 2.5 trilion dollarëshe për ushtrinë” që kur ai e mori detyrën, duke thënë se shpreson se nuk do të ketë nevojë të përdorë kurrë këtë fuqi.

Duke folur për pikën më të nxehtë të zhvillimeve në botë, atë të raporteve me Iranin, Trump e fajësoi Iranin për sulmin ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

“Liderët e Iranit po ushqejnë luftërat tragjike si në Siri ashtu edhe në Jemen”, tha Trump, duke shtuar se përderisa sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të fuqizohen.

“Një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë me të cilat përballen vendet e që duan paqen sot është regjimi shtypës në Iran”, tha Trump.

Situata në Lindjen e Mesme zuri një pjesë të madhe të fjalimit të presidentit Trump. Duke folur për Afganistanin, pas ndërprerjes së bisedimeve të paqes me talibanët, presidenti Trump tha se “fatkeqësisht talibanët kanë vendosur të vazhdojnë me sulmet e tyre mizore”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tjerë të koalicionit në Afganistan, për të luftuar terrorizmin.

Presidenti Trump ka kritikuar praktikat tregtare të Kinës duke thënë se ky vend ka refuzuar të miratojë reformat e premtuara dhe në vend të kësaj, ajo ka përqafuar një model ekonomik të varur nga barrierat masive të tregut, subvencioneve të shtetit, manipulimit të monedhave, e të tjera.

Megjithatë, ai tha se shpreson që të dy superfuqitë ekonomike mund të arrijnë një ujdi, për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre tregtare.

Presidenti Trump edhe këtë vit ka folur kundër globalizmit duke thënë se “e ardhmja u përket patriotëve dhe jo globalistëve”.

Ai u bëri thirrje liderëve të fuqizojnë vendet e tyre dhe të ngrisin dinjitetin e njerëzve./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Po afron sezoni i Peshores, ja pse duhet patjetër ta kemi në jetën tonë

Zyrtarisht në sezonin e tyre, si është të kesh një Peshore në jetë

“Turpërohet” Rusia, tanket shkatërrohen gjatë stërvitjes

“Turpërohet” Rusia, tanket shkatërrohen gjatë stërvitjes

Nesër nis gara për SPAK-un, si do të zgjidhet kryetari

Mara dhe Keshi, dy kandidatët për një vend në KLP

TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com