Të paktën 300 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit më 1 dhjetor, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Unocha), raporton “The Guardian”.
Kjo shifër është gjysma e numrit të dhënë nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, e cila ka deklaruar se numri i të vrarëve pas armëpushimit ka shkuar në rreth 600.
Agjencia humanitare e OKB-së gjithashtu raportoi se hyrja e ndihmave ishte bllokuar plotësisht në veri të Gazës.