Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB: Talibanët po arrestojnë burra për shkak të modelit të flokëve dhe mosfaljes

2025/04/10 at 4:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Talibanët po arrestojnë burra për shkak të modelit të flokëve dhe mosfaljes

“Policia e moralit” në Afganistan ka arrestuar burra dhe berberët e tyre për shkak të modelit të flokëve dhe po ashtu ka arrestuar burra të tjerë pasi nuk kanë shkuar në xhami që të falen gjatë muajit të Ramazanit.

Kështu u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar më 10 prill, gjashtë muaj pasi hynë në fuqi ligjet që rregullojnë sjelljen e njerëzve në Afganistan.

Ministria për Parandalimin e Vesit dhe Promovimin e Virtytit në Afganistan publikoi ligjet e reja gushtin e vitit të kaluar. Legjislacioni mbulon shumë aspekte të jetës së përditshme në Afganistan, përfshirë transportin publik, muzikën, shkurtimin e mjekrës dhe festimet. Ndër ligjet e miratuara nga kjo ministri është edhe ndalesa për zërat dhe fytyrat e pambuluara të grave në publik.

Po atë muaj, një zyrtar i lartë i OKB-së paralajmëroi se ligjet përfaqësojnë “një pamje qetësuese” për të ardhmen e vendit, pasi ato iu shtohen kufizimeve ekzistuese për gratë dhe vajzat sa i përket punësimit, arsimimit dhe për kodin e veshjes. Talibanët i kanë hedhur poshtë shqetësimet e OKB-së lidhur me ligjet për moralin.

Në raportin e së enjtes, të misionit të OKB-së në Afganistan, u tha se në gjashtë muajt e parë të zbatimit të këtyre ligjeve, mbi gjysma e arrestimeve kishin të bënin “ose me burra që nuk e kishin gjatësinë e mjekrës apo modelin e flokëve në përputhje me rregullat, ose me berberë që ofronin shkurtime të mjekrës apo prerje të flokëve që nuk përputheshin me rregullat”.

Raporti po ashtu tha se “policia e moralit” rregullisht arreston njerëz “pa iu nënshtruar një procesi të rregullt apo pa respektuar mbrojtjet ligjore”.

Gjatë muajit të Ramazanit, pjesëmarrja e obliguar në lutje e burrave është monitoruar nga afër dhe shpesh kjo ka çuar në arrestime të atyre që nuk kanë marrë pjesë në lutje, u tha në raport.

Misioni i OKB-së tha se dy gjinitë janë prekur në mënyrë negative nga ligjet, veçmas personat që kanë biznese të vogla sikurse qendrat private të edukimit, berberët dhe floktaret, rrobaqepësit, bizneset që ofrojnë shërbime për dasmat dhe restorantet. Kjo ka çuar në ulje apo humbje të plotë të të ardhurave dhe mundësive për punësim.

Sipas raportit, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta socio-ekonomike nga zbatimi i ligjeve ka të ngjarë të përkeqësojnë edhe më shumë situatën e rëndë ekonomike në Afganistan. Një studim i Bankës Botërore ka vlerësuar se ndalimi i grave për të studiuar dhe punuar mund t’i kushtojë shtetit 1.4 miliard dollarë në vit.

Sipas raportit të OKB-së, më shumë se 3.300 inspektorë janë të angazhuar për t’i informuar njerëzit për ligjet dhe zbatimin e tyre./ REL

Ju sugjerojmë

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
Aktualitet

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

8 Gusht, 2025 10:57 am
Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari

8 Gusht, 2025 10:39 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive

8 Gusht, 2025 10:30 am
Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari
Aktualitet

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

8 Gusht, 2025 10:20 am
Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin
Bota

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

8 Gusht, 2025 10:04 am
Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi
Rajoni

Tahiri rrëfehet: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

8 Gusht, 2025 9:55 am
Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

8 Gusht, 2025 9:34 am
Armenia dhe Azerbajxhani afër marrëveshjes historike të paqes në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Armenia dhe Azerbajxhani afër marrëveshjes historike të paqes në Shtëpinë e Bardhë

8 Gusht, 2025 9:17 am
Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë
Aktualitet

Dogji një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, arrestohet autori në Kavajë

8 Gusht, 2025 9:07 am
Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…

8 Gusht, 2025 8:57 am
Para
Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës, ambasadori Gonzato: U impresionova nga pikturat e refugjatëve të rinj!

Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës, ambasadori Gonzato: U impresionova nga pikturat e refugjatëve të rinj!

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Protestat për Imamoglu në Turqi/ U arrestuan dhe u mbajtën në qeli, gjykata urdhëron lirimin e 107 studentëve

Protestat për Imamoglu në Turqi/ U arrestuan dhe u mbajtën në qeli, gjykata urdhëron lirimin e 107 studentëve

TE FUNDIT

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte. Për...

Lexo më shumë

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari

Shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të Durrësit, arrestohet 43-vjeçari
8 Gusht, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi shpërndante kokainë në lagje të ndryshme të qytetit, si dhe...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra zjarri në vend orët e fundit,3 prej tyre ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë evidentuar 19...

Lexo më shumë

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari
8 Gusht, 2025

Policia ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, pasi kishte kultivuar 77 bimë narkotike Cannabis Sativa në Mallakastër. Ai është vënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com