Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

2025/02/26 at 8:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
OKB paralajmëron se zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët po “zbehet”

Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme paralajmëroi të martën po zbehen mundësitë për arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët.


“Njerëzit në rajon mund të dalin nga kjo periudhë në paqe, me siguri dhe dinjitet”, tha Sigrid Kaag, koordinatore speciale për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Megjithatë, ky mund të jetë shansi ynë i fundit për të arritur zgjidhjen me dy shtete”.

Më vonë, ajo u tha gazetarëve se ndikimet e konfliktit, gjendja në Gazë, zgjerimi i vendbanimeve izraelite dhe kërcënimet për aneksimin e Bregut Perëndimor po e shtyjnë më larg një zgjidhje me dy shtete.

“Pra, qëllimi im është t’i kujtoj këshillit se deklaratat janë një gjë, por ajo që na duhet është të veprojmë”, tha ajo. “Dhe kjo është zgjidhja me dy shtete, pasi është një zgjidhje e realizueshme, gjeografikisht, por ajo po shuhet para syve tanë. Dhe vetëm me fjalë kjo zgjidhje nuk arrihet. Duhet angazhim politik dhe diplomaci aktive”, tha ajo.

Në Këshill, zonja Kaag shprehu shqetësim për zgjerimin e operacioneve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor, që nisën më 21 janar, veçanërisht në Xhenin, Tubas dhe Tulkarm.

Armëpushimi në Gazë

Zonja Kaag tha se në Gazë, duhet të zbatohet marrëveshja e armëpushimit me tre faza; të realizohet lirimi i pengjeve si dhe të shmanget me çdo kosto rifillimi i luftimeve.

“U bëj thirrje të dyja palëve që të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre për marrëveshjen e armëpushimit dhe të përfundojnë negociatat për fazën e dytë”, tha ajo. “I përgëzoj vende ndërmjetësuese, Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, për punën e tyre të vendosur në arritjen e fazës së parë të armëpushimit dhe përpjekjeve për sa i përket fazës së dytë”, theksoi ajo.

Ambasadorja në detyrë e Shteteve të Bashkuara tha se administrata e Presidentit Trump po vazhdon punën për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes.

“Hamasi vazhdon të mbajë 63 pengje, duke përfshirë shtetasin e lindur në Nju Xhersi, Idan Alexander dhe eshtrat e katër amerikanëve që u vranë nga Hamasi në Gazë”, tha ambasadorja Dorothy Shea duke iu referuar grupit të Hamasit, i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste.

“Për sa kohë që Hamasi qëndron si një forcë që mund të qeverisë, që mund të administrojë, ose që mund të kërcënojë me përdorimin e dhunës, paqja bëhet e pamundur”, tha ajo. “Hamasi duhet të eliminohet. Duhet të zhduket.”

Ambasadori i Izraelit ra dakord, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë të veprojë.

“Ne nuk do të pengohemi. Ne do ta eliminojmë Hamasin”, u tha Danny Danon anëtarëve të Këshillit. “Më besoni kur e them. Ne do t’i kthejmë njerëzit në atdhe dhe do të garantojmë sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit.”

I pyetur më tej nëse arritja e këtij synimi përfshin rinisjen e luftimeve, ambasadori Danon u tha gazetarëve se ajo ishte një mundësi, por se po diskutoheshin edhe alternativa të tjera. Ai iu referua si shembull një marrëveshjeje sipas së cilës luftëtarët e Organizatës Çlirimtare të Palestinës u larguan nga Libani në Tunizi, pas pushtimit izraelit të Libanit në vitin 1982, në ndjekje të tyre.

“Por në fund, nuk do ketë më Hamas në Gazë”, tha ai.

I dërguari palestinez Riyad Mansour shprehu shqetësimin se faza e parë e armëpushimit pritet të përfundoja pas disa ditësh dhe deri tani nuk ka një marrëveshje të sigurtë për fazën e dytë.

“Për Shtetet e Bashkuara, përfundimi i kësaj marrëveshjeje dhe zbatimi i saj ka të bëjë me pengjet. Por a është kështu edhe për Izraelin?”, i tha Këshillit zoti Mansour. “Ditët në vazhdim do të dëshmojnë se cilat ishin përparësit e tij në të vërtetë. A do ta shkatërrojë armëpushimin dhe do të rifillojë luftimet? Apo izraelitët, të gjithë juve, neve, do ta kthejmë këtë në një armëpushim të përhershëm për të shpëtuar jetë?”

Thirrja e pengjeve izraelitë

Noa Argamani, një e re izraelite, e cila u rrëmbye nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor 2023 dhe e mbajt peng për tetë muaj nga Hamasi në Gazë përpara se sa të shpëtohej ushtria izraelite, u bëri thirrje palëve që të zbatojnë plotësisht tre fazat e marrëveshjes së brishtë të armëpushimit, në mënyrë që të gjithë pengjet e mbetur, të gjallë dhe të vdekur, të lirohen.

Ajo tha se partneri i saj, Avinatan Or, i cili gjithashtu u mor peng, nuk ka të drejtë të lirohet deri në fazën e dytë të marrëveshjes.

“Bëni më shumë përpjekje për t’i kthyer të gjithë në shtëpi tani”, i tha Noa Argamani, Këshillit të Sigurimit, hera e parë që person që ishte marrë peng në 7 tetor, i drejtohej direkt Këshillit.

Ajo tha se pengjet e mbetura “gjenden në ferr” dhe “meritojnë të kthehen në shtëpi”.

Sipas kushteve të marrëveshjes së rënë dakord në mes të janarit, faza e parë e saj, prej 42 ditësh, përfundon këtë të shtunë. Mediat lokale kanë njoftuar se janë liruar 30 pengje izraelitë dhe të huaj, ndërsa janë kthyer eshtrat e katër pengjeve të vrarë, përfshirë dy fëmijë. Qindra të burgosur palestinezë janë liruar gjithashtu.

Në fazën e dytë pritet të lirohen pengjet e mbetur meshkuj, përfshirë ushtarë, në këmbim të më shumë të burgosurve palestinezë.

Në fazën e tretë, trupat e pengjeve të vdekur izraelitë pritet të shkëmbehen me luftëtarë të vdekur palestinezë.

Noa Argamani paralajmëroi se “çdo sekondë në robëri është i rrezikshëm”.

“Kjo është arsyeja pse është absolutisht kritike që t’i japim fund kësaj tragjedie të tmerrshme. Pa veprime të menjëhershme, shumë njerëz të tjerë të pafajshëm do të vriten”, tha ajo./VOA



Ju sugjerojmë

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

29 Qershor, 2025 3:35 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
I dënuar në Itali për krime kundër jetës dhe personit, në pranga 41 vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime kundër jetës dhe personit, në pranga 41 vjeçari

29 Qershor, 2025 2:27 pm
Para
“Rakia, si qumështi i nënës” Baba Mondi për AFP: Shteti Bektashi, një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës” Baba Mondi për AFP: Shteti Bektashi, një copë tokë pa taksa dhe polici

“2 prilli do jetë për gjithçka”, Trump jep afatin e fundit për tarifat ndaj Kanadasë, Meksikës dhe vendeve të tjera

"2 prilli do jetë për gjithçka", Trump jep afatin e fundit për tarifat ndaj Kanadasë, Meksikës dhe vendeve të tjera

Çnjerëzore! E dëbon vajza nga shtëpia, e moshuara jeton në kushte primitive në hyrje të pallatit

Çnjerëzore! E dëbon vajza nga shtëpia, e moshuara jeton në kushte primitive në hyrje të pallatit
















TE FUNDIT

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
29 Qershor, 2025

Një pushues rreth 50 vjeç ka humbur jetën mesditën e sotme teksa lahej në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës,...

Lexo më shumë

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
29 Qershor, 2025

Makina përplas sërish një monopatinë në Tiranë, duke dëmtuar një 17 vjeçar. Konkretisht, Policia e Tiranës bën të ditur se...

Lexo më shumë

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
29 Qershor, 2025

“Në jug të Shqipërisë, 20 kilometra larg nga qyteti i Sarandës ndodhet Syri i Kaltër. Një atraksion turistik, një park...

Lexo më shumë

I vuri zjarrin shkurreve e digjen 4 kabina ruloti/ Ndalohet nga policia 64 vjeçari

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur ngajrjen e ndodhur dje mbi diegien e 4 kabinave ruloti. Nga veprimet hetimore ka rezultuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com