Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB paralajmëron: Konflikti në Sudan mund të shkaktojë krizë rajonale

2023/04/30 at 2:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Lufta në Sudan, palët marrëveshje për një armëpushim 3-ditor

Dhuna e vazhdueshme në Sudan mund të zhysë të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një krizë humanitare, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

“Një e treta e popullsisë së vendit ishte e uritur edhe para se të shpërthejnë luftimet. Tani ka mungesë të gjithçkaje dhe çmimet e ushqimeve po rriten në qiell”, tha për dpa Martin Frick, drejtor i WFP-së në Gjermani.

Rritje të ngjashme çmimesh po ndodhin edhe në shtetet fqinje si Sudani i Jugut.

“Në Sudanin e Jugut, i cili po përballet me përmbytje në disa zona dhe thatësira në të tjera për shkak të krizës klimatike, çmimet e ushqimeve janë rritur me 28 për qind në një kohë shumë të shkurtër,” tha Frick.

Presidenti de fakto i Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan ka luftuar zëvendësin e tij Mohammed Hamdan Daglo me ndihmën e ushtrisë që nga 15 prilli.

Daglo është lider i grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Dy gjeneralët morën udhëheqjen e vendit prej rreth 46 milionë banorësh përmes dy grushteteve më 2019 dhe 2021.

Qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve dhe mijëra janë duke ikur nga vendi.

Qeveritë nga e gjithë bota kanë nisur misione evakuimi për t’i transportuar qytetarët e tyre.

WFP-së i është dashur të pezullojë mbështetjen e saj për 7.6 milionë njerëz në vend si rezultat i luftimeve.

Sipas Frick, refugjatët që kanë gjetur strehim në Sudan, gratë shtatzëna ose fëmijët e kequshqyer nuk do të mbeten pa mbështetjen e WFP.

“Sapo të lejojë situata e sigurisë, ndihma duhet të rifillojë”, tha ai./REL

Etiketa: luftimeokbsudan

Ju sugjerojmë

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

3 Janar, 2026 7:12 pm
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

3 Janar, 2026 7:04 pm
Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
Bota

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

3 Janar, 2026 6:58 pm
Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë
Bota

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

3 Janar, 2026 6:47 pm
Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
Bota

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

3 Janar, 2026 6:09 pm
Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit
Bota

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit

3 Janar, 2026 5:51 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

3 Janar, 2026 5:24 pm
Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?
Bota

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?

3 Janar, 2026 5:20 pm
U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros
Bota

U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros

3 Janar, 2026 5:19 pm
A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?
Bota

A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?

3 Janar, 2026 4:12 pm
Para
Kurorëzimi i Mbretit Charles III, publiku i ftuar të betohen për besnikëri ndaj mbretit

Kurorëzimi i Mbretit Charles III, publiku i ftuar të betohen për besnikëri ndaj mbretit

Mashtronte shtetas të huaj për të investuar në kriptovaluta, arrestohet 30-vjeçari

Mashtronte shtetas të huaj për të investuar në kriptovaluta, arrestohet 30-vjeçari

Shpërthen në flakë makina në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Shpërthen në flakë makina në aksin Rrogozhinë-Lushnje

TE FUNDIT

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge

Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do të marrin në dorë sektorin e naftës në Venezuelë,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së Meksikës, duke theksuar se vendi nuk kontrollohet nga...

Lexo më shumë

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë

Bjellorusia paralajmëron SHBA, Lukashenko: Venezuela do të jetë një Vietnam i dytë
3 Janar, 2026

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si agresion të Shteteve të Bashkuara kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com