Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.
Rezoluta parashikon që 11 korriku të shpallet si dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995. Republika Srpska ka dërguar një raport në OKB duke kërcënuar me qëndrimin se “miratimi i rezolutës për Srebrenicën do të shkaktonte konflikte të brendshme” në Bosnje e Hercegovinë.
Lideri separatist, Milorad Dodik, i sanksionuar nga SHBA dhe shumë i afërt me Rusinë, ka kërcënuar shpesh se do të ndajë Republika Srpska nga Bosnja në rast të miratimit të rezolutës.