Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB nis hetimin e akuzave për lidhje të personelit të tij me Hamasin

2024/01/28 at 4:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB nis hetimin e akuzave për lidhje të personelit të tij me Hamasin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për rifillimin e financimit të agjencisë kryesore që ofron ndihmë në Rripin e Gazës.


Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa vende të tjera perëndimore i pezulluan fondet mes dyshimeve se 12 punonjës të agjencisë, kishin marrë pjesë në sulmin që u bë shkak për luftën Izrael-Hamas.

Guterres njoftoi për nisjen e një hetimi lidhur me këtë çështje ndërsa theksoi se personat e përfshirë, do të mbahet përgjegjës. Ndërkohë dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Bidenit njoftuan se negociatorët amerikanë po përparonin drejt një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres njoftoi të dielën se zyra e OKB-së për Shërbimet e Mbikëqyrjes së Brendshme kishte nisur një hetim rreth pretendimeve se 12 anëtarë të personelit të agjencisë për refugjatët palestinezët, UNRWA, ishin përfshirë në sulmet terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në deklaratën e Guterres thuhej se “Komisioneri i Përgjithshëm i kësaj agjencie, Philippe Lazzarini kishte shkëpur kontratat për nëntë nga personat që dyshohet të jenë përfshirë, një tjetër sipas tij është konfirmuar i vdekur dhe po punohet për identifikimi e dy personave të tjerë”.

Po kështu zoti Guterres u bëri thirrje vendeve që kanë pezulluar fondet për këtë agjenci, që të vazhdojnë kontributet e tyre për 2 milionë civilët në Gazë, që varen nga kjo ndihmë për mbijetuar.

Deri më tani, nëntë vende përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë kanë ndërprerë financimin për agjencinë. Së bashku, ato siguruan rreth 60% të buxhetit të agjencisë në vitin 2022. Ministri i Jashtëm izraelit bëri thirrje që më shumë vende të ndërpresin ndihmat për këtë agjenci.

Ndërkohë demonstrues izraelitë të krahut të djathtë, së bashku me anëtarë të familjeve të pengjeve që mbahen në Gazë organizuan një protestë në anën izraelite të pikë-kalimit Kerem Shalom, në një përpjekje për të bllokuar kalimin e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës.

Policia izraelite arriti t’i mbajë larg dhe lejoi kalimin e disa prej kamionëve për herë të parë pas disa ditësh.

Si pasojë e konfliktit në Gazë janë vrarë më shumë se 26 mijë palestinezë, sipas zyrtarëve të ministrisë së shendetësisë që drejtohen nga grupi militant. Lufta nisi pas një sulmi terrorist të Hamsit më 7 tetor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë. Po kështu militantët morën rreth 250 persona si pengje.

Dy zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Bidenit thanë se negociatorët amerikanë po përparonin në një marrëveshje të mundshme, sipas së cilës Izraeli do të ndalonte operacionet ushtarake kundër Hamasit për dy muaj si dhe do të lejonte më shumë ndihma humanitare në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve të mbetura. Nëse do të arrihej, marrëveshja do të zbatohej në dy faza, sipas personave në dijeni të kësaj çështje.

Pavarësisht progresit të dukshëm në këtë drejtim, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti në një konferencë për mediat se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren e plotë’ të vendit të tij ndaj Hamasit.

 



Ju sugjerojmë

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Para
“Po më lodh”, Fatmiri i lutet shokut që të pranojë ftesën për në SHBA: Dua të të prezantoj dikë

“Po më lodh”, Fatmiri i lutet shokut që të pranojë ftesën për në SHBA: Dua të të prezantoj dikë

Divorci e la me dy fëmijë në moshën 21-vjeçare, Ana: Rigjeta dashurinë me djalin e autobusit

Divorci e la me dy fëmijë në moshën 21-vjeçare, Ana: Rigjeta dashurinë me djalin e autobusit

Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë

Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë
















TE FUNDIT

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
14 Qershor, 2026

Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të....

Lexo më shumë

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet...

Lexo më shumë

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
14 Qershor, 2026

Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}