Aktualitet

OKB miraton rezolutën që dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 02/03/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, shkruan ministrja.

141 anëtarë votuan pro rezolutës, 5 kundër, ndërsa 35 shtete abstenuan.

Mësohet se vendet që kanë votuar kundër rezolutës kanë qenë Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia. Ambasadori i Ukrainës tha gjatë një fjalimi se kjo do të ishte “një moment përcaktues për gjeneratën tonë”.

Image

Pas