Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre

2021/04/16 at 8:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Miliona gra nuk janë zot në trupin e tyre

Miliona gra dhe vajza në botë nuk mund t’i marrin vetë vendimet që kanë të bëjnë me trupin e tyre, thotë agjencia e OKB-së që merret me çështjet e popullsisë, UNFPA. Dhuna kundër grave është shtuar gjatë pandemisë

Sipas një raporti të OKB-së, miliona grave në botë u mohohet e drejta për të vendosur të lira për çështje që kanë të bëjnë me trupin e tyre. Për shembull, vetëm 55 përqind e grave në 57 vendet e përfshira në studim mund të vendosin vetë me kë duan të bëjnë seks, nëse duan të mbrohen për të mos mbetur shtatzënë dhe nëse duan të marrin kujdes mjekësor, thuhet në raportin e agjencisë UNFPA të OKB, të publikuar të mërkurën (14.04). Pjesës tjetër të grave u lejohet të marrin vendime të lira në një ose disa nga këto fusha. Kjo gjë është indinjuese, thotë shefja e UNFPA, Natalia Kanem. Raporti sivjet merret me vendimet që gratë duan t’i marrin vetë për trupin e tyre dhe me integritetin e vajzave dhe grave. “Në thelb miliona gra dhe vajza nuk janë zot mbi trupin e tyre. Jeta e tyre varet nga njerëz të tjerë,” denoncon Kanem.

Sipas raportit që me fillimin e pandemisë së Coronës edhe më shumë gra dhe vajza se më parë janë kërcënuar nga dhuna gjinore dhe praktikat e dëmshme si martesat në moshë minorene. Për këtë kanë kontribuar mes të tjerave edhe mbylljet e shkollave për shkak të pandemisë.

Rritje të madhe vërejnë autoret e raportit edhe tek gjymtimet e gjenitaleve femërore: Sipas vlerësimeve të UNFPA, në kuadër të pandemisë së Coronës janë shtuar 2 deri 4 milionë raste të tjera tek gjymtimet gjenitale femërore. Suksese në mënjanimin e kësaj praktike mund të shënohen vetëm në vitin 2030, me uljen e një së tretës së rasteve.

Mungesa e shkollimit do të thotë më pak vendime të marra vetë 

Autoret e studimit shohin një lidhje të ngushtë midis vetëvendosjes seksuale dhe nivelit të shkollimit të grave. Gratë që janë më pak të shkolluara se bashkëshortët ose partnerët e tyre, përjetojnë sipas raportit më shpesh dhunë seksuale se sa gratë tek të cilat niveli i shkollimi i përgjigjet pak a shumë atij të burrit.

Shumë vajza dhe gra nuk e dinë që kanë të drejtë të refuzojnë marrëdhëniet seksuale, thuhet në raport. Kështu për shembull një studim në Indi ka treguar se gratë e sapomartuara në Indi, e përshkruajnë shpesh herën e parë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale si të detyruar ose të kryer pa dëshirën e tyre”,  sepse prej tyre pritet që kur të martohen të kryejnë marrëdhënie seksuale. Norma dhe qëndrime të tilla pengojnë shpesh që gratë të marrin vetë vendimet për t’u mbrojtur gjatë marrëdhënieve seksuale, për të mos mbetur shtatzënë, gjë që ndodh edhe sepse shumë burra mendojnë në shumë vende se është e drejta e tyre për të vendosur mbi madhësinë e familjes dhe numrin e anëtarëve të saj. Shefja e UNFPA, Kanem i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të luftojë më me vendosmëri për barazinë gjinore./DW

Etiketa: graokb

Ju sugjerojmë

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

13 Korrik, 2025 5:55 pm
Para
Edi Rama tregon pse i kërkon bashkëpunim Lulzim Bashës

"Ku i çove 300 milionë euro që more borxh?”, si u përgjigj Rama

Grabiti kompaninë ku punonte, në kërkim punonjësi

Grabiti kompaninë ku punonte, në kërkim punonjësi

Emri /Dërgonte femra shqiptare në Itali, arrestohet 55 vjeçari

Emri /Dërgonte femra shqiptare në Itali, arrestohet 55 vjeçari

TE FUNDIT

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
13 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami dhe përfaqësues...

Lexo më shumë

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
13 Korrik, 2025

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas...

Lexo më shumë

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
13 Korrik, 2025

Dy Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetën pasditen e sotme në plazhin e Golemit, në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, një...

Lexo më shumë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
13 Korrik, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com