Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak “krizës me fonde”, ka thënë zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau.
Ushqimi, pagesat dhe ndihma për miliona njerëz janë ndërprerë në shumë vende për shkak të “një krize të dëmshme financimi” që ka parë që donacionet e saj të bien me rreth gjysmën pasi uria akute po arrin nivele rekord, tha Skau.
Ai ka thënë se agjencisë i duhen rreth 20 miliardë dollarë për të dërguar ndihma te të gjitha vendet në nevojë, mirëpo ajo ka vite që siguron 10 deri më 14 miliardë dollarë.
“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit i kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”, ka thënë mes tjerash Skau.
Zëvendësdrejtori tha në një konferencë shtypi se të paktën 38 nga 86 vendet ku operon WFP kanë parë tashmë shkurtime ose kanë planifikuar të shkurtojnë ndihmën së shpejti – duke përfshirë Afganistanin, Sirinë, Jemenin dhe Afrikën Perëndimore./Opinion.al