Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB-ja bën thirrje për hetim të sulmit të përgjakshëm izraelit në pjesën veriore të Libanit

2024/10/15 at 5:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
OKB-ja bën thirrje për hetim të sulmit të përgjakshëm izraelit në pjesën veriore të Libanit

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut bëri thirrje sot për hetimin e sulmit ajror izraelit që vrau të paktën 22 persona në pjesën veriore të Libanit. Ndërkohë zyrtarët e Pentagonit njoftuan se në Izrael filluan të mbërrijnë forcat amerikane dhe komponentët e sistemit të avancuar të mbrojtjes nga raketat që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Izrael për ta mbrojtur atë nga sulmet e Iranit me raketa balistike.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara bën thirrje të martën për hetime ndaj një sulmi ajror izraelit në pjesën veriore të Libanit, ku mbetën të vrarë të paktën 22 persona.

Sipas zëdhënësit të Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë, Jeremy Laurence në mesin e të vrarëve në fshatin Aito ishin 12 gra dhe 2 fëmijë. Ai tha se sipas njoftimeve që ka marr kjo zyrë, objektiv i sulmit ishte një ndërtesë katërkatëshe banimi.

“Duke marrë parasysh këta faktorë, kemi shqetësime serioze sa i përket respektimit të ligjeve të luftës dhe parimeve të proporcionalitetit”, deklaroi ai.

Banorët dhe të strehuarit në fshatin Aito, që ishin larguar nga luftimet në jug të vendit, treguan dëmet e shkaktuar nga sulmi izraelit.

“I humbëm të gjitha, rrobat, kursimet, sendet personale, stolitë, të gjitha. Asgjë nuk gjetëm, të gjitha u mbuluan nga rrënojat”, thotë Eli Alwan, një e zhvendosur libaneze.

Ushtria izraelite njoftoi të martën se sistemet e mbrojtjes ajrore interceptuan disa raketa që u hodhën nga Libani në Izrael, të cilat aktivizuan sistemin e alarmit në portin e Haifës. Autoritetet izraelite po ashtu njoftuan se kanë vrarë dhjetëra militantë në sulmet ajrore kundër Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hënën se Izraeli do të hakmerret ndaj sulmit me dron të Hezbollahut që vrau katër ushtarë izraelitë dhe plagosi rëndë shtatë të tjerë në një bazë ushtarake në brendësi të Izraelit.

“Po luftojmë në një fushatë të ashpër kundër boshtit të së keqes së Iranit që synon të na shkatërrojë. Nuk do ta arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. Do të vazhdojmë të luftojmë. Po paguajmë një çmim të dhimbshëm, por po bëjmë arritje të jashtëzakonshme – dhe do të vazhdojmë t’i arrijmë ato. Dua ta bëj të qartë: do të vazhdojmë ta godasim Hezbollahun pamëshirshëm në të gjitha pjesët e Libanit dhe në Bejrut”, deklaroi ai.

Zyrtarët e Pentagonit njoftuan të martën se forcat amerikane dhe sistemi i mbrojtjes ajrore “Thaad” filluan të mbërrijnë gjatë ditës së hënë në Izrael. Ky është sistemi më i avancuar i Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen nga raketat. Sistemi THAAD është ndërtuar për të shkatërruar raketat balistike me rreze të shkurtë, të mesme dhe të gjatë veprimi, si brenda ashtu edhe jashtë atmosferës. Raketat e sistemit THAAD nk janë të mbushura me eksplozivë, por i asgjësojnë raketat armike përmes kontaktit, duke u përplasur me to.

Ndërkohë gazetat amerikane Washington Post dhe Wall Street Journal, njoftuan se Kryeministri Netanyahu i tha Presidentit Biden gjatë bisedës telefonike javën e kaluar se Izraeli do të sulmojë vetëm objektiva ushtarake në Iran dhe jo objektet bërthamore apo rafineritë e naftës.

Në një deklaratë për media të martën, zyra e zotit Netanyahu tha se “ne dëgjojmë mendimet e Shteteve të Bashkuara, por vendimet tona përfundimtare i marrim bazuar në interesat tona kombëtare”.
Izraeli është zotuar se do të ndërmarrë një sulm hakmarrës ndaj Iranit./VOA

Ju sugjerojmë

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
Kryesore

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

16 Dhjetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025 8:26 am
Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Para
Kërcënuan me armë zjarri ish-fqinjin për një konflikt të vjetër, pranga 32-vjeçarit, shpallet në kërkim vëllai i tij

Qëllohet me armë zjarri një person në Vorë

Vritet një grua dhe plagosen 16 persona nga një sulm raketor rus në Ukrainë

Vritet një grua dhe plagosen 16 persona nga një sulm raketor rus në Ukrainë

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Salianjit, reagon Partia Demokratike: Ridënim politik!

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Salianjit, reagon Partia Demokratike: Ridënim politik!

TE FUNDIT

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
16 Dhjetor, 2025

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se Jeffrey Epstein realizoi dhjetëra fluturime më shumë për në Mbretërinë e Bashkuar sesa...

Lexo më shumë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
16 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajete mëngjesin e së martës përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, personi është...

Lexo më shumë

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
16 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër BBC-së për një redaktim të fjalimit të tij...

Lexo më shumë

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
16 Dhjetor, 2025

Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon gazeta The Telegraph. Qindra militantë kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com