Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB do të shqyrtojë tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

2022/03/23 at 9:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB do të shqyrtojë tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë pasi Rusia vendosi të thërrasë në votim një rezolutë që nuk përmend sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e tretë, e cila është e sponsorizuar nga Rusia dhe e kritikuar gjerësisht se nuk i referohet pushtimit të Ukrainës.

Rusia kishte anuluar një votim në këshill të premten e kaluar pasi diplomatët parashikuan se ajo do të mposhtej në masë të madhe, me shumë abstenime dhe shumë pak vota pro kur nevojiten të paktën nëntë për miratim së bashku me asnjë veto.

Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, u tha gazetarëve të martën se Rusia kishte kërkuar tani një votim të mërkurën. Ai ishte planifikuar të mbahej pas takimit të planifikuar të Këshillit të Sigurimit të mërkurën në mëngjes për bashkëpunimin e tij me Ligën Arabe.

Polyansky tha se nëse vendet perëndimore nuk e mbështesin rezolutën ruse, kjo do të jetë “një reflektim i hipokrizisë së tyre” dhe refuzim për të mbështetur një masë thjesht humanitare “pa asnjë politizim”, ashtu si rezolutat e tjera humanitare të miratuara nga këshilli 15 anëtarësh.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar miliona refugjatë.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsë shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Një krizë e theksuar humanitare po zhvillohet momentalisht në qytetin- port të Mariupolit ku vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore./REL

Ju sugjerojmë

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia ironizon Trump: Rusia nuk është tigër, por ari

24 Shtator, 2025 8:56 pm
Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë
Kronikë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë

24 Shtator, 2025 8:51 pm
Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
Kronikë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë

24 Shtator, 2025 8:28 pm
Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës
Bota

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis, shkak publikimi i parakohshëm i agjendës

24 Shtator, 2025 7:31 pm
Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë
Politikë

Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:40 pm
Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur
Politikë

Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

24 Shtator, 2025 6:35 pm
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më e humbur
Kryesore

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Rama: Opozita do të dalë edhe më e humbur

24 Shtator, 2025 6:27 pm
Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë
Kryesore

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

24 Shtator, 2025 6:22 pm
SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio
Rajoni

SHBA vendosi tarifë 35% ndaj mallrave serbe, Vuçiç takon Marco Rubio

24 Shtator, 2025 6:21 pm
Para
Video/Shqiponjat prangosin 3 persona,një prej tyre në kërkim për tentativë vrasje

Video/Shqiponjat prangosin 3 persona,një prej tyre në kërkim për tentativë vrasje

SHBA dhe aleatët: Të dëbohet Rusia nga G20

SHBA dhe aleatët: Të dëbohet Rusia nga G20

Vaj luledielli dhe bunkerë: Gjermania në frikë nga lufta

Vaj luledielli dhe bunkerë: Gjermania në frikë nga lufta

TE FUNDIT

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
24 Shtator, 2025

Diddy po përballet me një padi të re, pak para shpalljes së dënimit të tij. Sipas raporteve të TMZ, stilisti...

Lexo më shumë

Rusia ironizon Trump: Rusia nuk është tigër, por ari

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
24 Shtator, 2025

Kremlini i ka dhënë një përgjigje ironike Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili e krahasoi Rusinë me një “Tigër...

Lexo më shumë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë

Durrës/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se është vrarë me thikë
24 Shtator, 2025

Një person është gjetur i pa jetë pasditen e sotme në Durrës. Dyshohet se ai është vrarë me thikë brenda...

Lexo më shumë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë

Shoferi i dënuar në Turqi për drogë, sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro në Tiranë
24 Shtator, 2025

Një automjet tip “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës. Automjeti që është me vlerë rreth 600 000 euro, dyshohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com