Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se 516 civilë janë vrarë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.
Nga raportimi i fundit i OKB-së ditën e hënë, ka një rritje prej 42 viktimash. Gjithashtu, kjo organizatë thekson se janë plagosur 908 civilë.
“Shumica e viktimave civile janë regjistruar nga përdorimi i armëve shpërthyese me impakt të gjerë, përfshi sisteme raketore dhe predha”, thotë OKB, që shton se me shumë mundësi numri i viktimave dhe të plagosurve është edhe më i lartë sesa ai zyrtar.