Këngëtarja Fifi dhe DJ Satrdi kanë shkëmbyer disa batuta me njëri tjetrin teksa kanë qenë të ftuar tek “Kush vjen për drekë” në TV KLAN.
Fifi ka shpërndarë një video në instastory ku shihet teksa i thotë Sardit “Oh çfarë prapanice” duke qeshur me të madhe. Kjo video duket se ka shkaktuar të qeshura edhe tek ndjekësit e saj.
DJ Sardi e godet gjithashtu dhe i thotë të mos i gjuajë më sepse ena e kuzhinës që mban në dorë të vret teksa të dy qeshin.