Aktualitet

OFL së shpejti në Gjykatë Kushtetuese?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 25/01/21 |
Semiljana Azizi

Operacioni Forca e Ligjit pritet të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas ReportTV, disa subjekte prej të cilave OFL u ka kërkuar të deklarojnë pasurinë, nëpërmjet avokatëve të tyre do të depozitojnë paditë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër argumentet e këtyre subjekteve për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese, janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë aktin normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

Kujtojmë se që nga 31 dhjetori vitit 2020 OFL nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati./Opinion.al

Pas