Kryesore

OFL për qëllime elektorale?Çuçi –Salianjit: Pretendimi juaj i pambështetur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 16/06/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është përgjigjur akuzave të deputetit Ervin Salianji, pasi ky i fundit tha se OFL është përdorur për qëllime elektorale.

Gjatë seancës plenare, ministri tha se akuzat e Salianjit janë pambështetura sepse ligji për OFL-në është miratuar dy vite përpara zgjedhjeve të 2021-it.

Çfarë është OFL? OFL mbetet një moment historik i luftës së policisë kundër krimit, si një instrument efiçent dhe i shpejtë për të gjurmuar pasuritë e kriminelëve. Pavarësisht se zbatueshmëria mbaroi, rezultatet e OFL-së do i shtrijnë ndikimet edhe në të ardhmen. Nuk do ketë vakum dhe heshtje, pasi strukturat përkatëse, punojnë për identifikimin e pasurive të kriminelëve. BKH edhe pse ishte krijuar, nuk kishte nisur fillimin e hetimit të saj. Ky akt normativ i dha një shtysë të fuqishme luftës kundër krimit të organizuar, duke e goditur në pjesën që e fuqizon, tek pasuria. Akti normativ, kundrejt ligjit antimafia, e zgjeroi gamën e veprave penale ku policia mund të hetonte. Pretendimi juaj se OFL u përdor për qëllime elektorale, është i pambështetur. Është përgatitur në vitin 2019, dy vjet përpara zgjedhjeve. Është miratuar në vitin 2020 dhe ka pasur efekt vetëm një vit. Akti normativ, ka parashikuar kohën kur do veprohej. Nuk mund të mendosh se ishte një instrument për qëllime elektorale”,-tha Çuçi.

Pas