Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy të dënuarve në Tiranë.
Bëhet fjalë për Flamur Lena, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjelosh Vukzaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.
Këta dy persona, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al