Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar kërkesën për deklarim pasurie ndaj dy personave me banim në kryeqytet.
Mësohet se është fjala për Aurel Hoxhallarin dhe Elidon Kotorri, të cilët janë të detyruar që brenda 48 orësh t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të OFL lidhur me pasurinë dhe të ardhurat e tyre.
I dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Aurel Hoxhallari u akuzua edhe si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2018.
Ne foto: Aurel Hoxhallari
Ndërkohë Elidon Kotorri, ka lënë qelitë e burgut në verën e vitit të shkuar, pas kryerjes së dënimit me 25 vite burg, por një vrasje të trefishtë, të ndodhur në urën e zonës “Vasil Shanto”/ Opinion.al
Foto: Elidon Kotorri