Kronikë

OFL në Tiranë dhe Lezhë, kush janë 4 personat që kanë marr sot formularin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 18/06/20 |
Opi Nion

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Tiranë, Lezhë dhe Kurbin. Mësohet se se u është dërguar formulari për vetëdeklarimin e pasurisë 4 personave, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe trafikim narkotikësh.

Formulari i është dërguar Luan Ibros, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”; Flamur Xekës  banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”; Gjon Kolës, banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”; Mino Zotajt, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /Opinion.al

Pas