Aktualitet

OFL në Lezhë, kush janë 3 të dënuarit që morën formularin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 25/06/20 |
Al Do

Tre persona të dënuar për vrasje në Lezhë kanë marrë sot formularin e vetëdeklarimit të pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Altin Shkrepi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Bardhok Toni, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Blerjan Pjetri, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas