Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formualrin e deklarimit të pasurisë dy të dënuarve për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se dy personat që ishin sot më shenjestrën e OFL janë Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al