Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot formularin për vetëdeklarimin e pasurisë tre personave me të shkuar kriminale në Tiranë.
Burime nga Abc News bëjnë të ditur se formulari u është dërguar Denis Qordjës, Fatjon Manabej e Shkëlqim Sharrës, të cilët për 48 orë duhet të dorëzojnë formularin me pasuritë të cilat zotërojnë.
Denis Qordja (Dervishi) është dënuar më herët për shfyrtëzim prostitucioni. I dënuar rezulton edhe Shkëlqim Sharra me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ndërsa Fatjon Manabej është në kërkim në Itali pasi akuzohet si pjestar i një grupi të strukturuar kriminal. /Opinion.al