Intervista e një nënkoloneli pensionist, veteran i ushtrisë serb, dhënë për “Informer” ka rezultuar një dëshmi emocionale mbi një akt të shëmtuar dhune.
Ai ka deklaruar se nëna e tij 83 vjecare është përdhunuar në 20 dhe 21 gusht të vitit 2012 nga një njeri i panjohur që u fut në shtëpinë e tyre në Kosovë nga tarraca.
“Për dy orë abuzoi me nënën, e cila nga trauma, shoku, stresi ka ndërruar më vonë jetë”, ka deklaruar veterani.
Personi me inicialet M.J rrëfën se ndonëse nëna e tij ishte përgjëruar për ta lënë të qetë duke i thënë se vuante nga kanceri në zonën gjenitale, sulmuesi nuk kishte ndaluar, por i mbylli gojën dhe e përdhunoi.
“Para se të jepte frymën e fundit nuk më kërkoi të hakmerresha ndaj atij djaloshi, por që ai të vuantë dënimin me burg”, rrëfen me trishtim shtetasi serb.