Pasditen e sotme oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në shtëpinë e ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj të cilit më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Teksa për Jamarbër Malltezin pritet një vendim nga gjykata, agjentët kërkojnë të njohin Berishën me masën e sigurisë, por ish-kryeministri më herët nuk i ka pritur ata duke pretenduar se vendimi është i jashtëligjshëm pasi ai mban mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.