Liverpool nuk ka ndërmend të kursehet. “The Reds” janë gati të paguajnë 250 milionë euro, plus 50 milionë euro bonuse, për Kylian Mbappe.
Sulmuesi dukej i destinuar që të transferohej te Reali i Madridit, skuadër të cilën e simpatizon prej moshës së vogël.
Por, te Liverpool janë gati të thyejnë rekordin për transferimin më të shtrenjtë në histori, për të thyer hegjemoninë e Haaland dhe Manchester City.