Nuk ka marrëveshje! Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja nuk kanë arritur që të bien dakord që të nënshkruajnë koalicionin për bashkëqeverisje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook.
Këto dy parti prej disa javësh kanë zhvilluar takime në përpjekje për të arritur një marrëveshje, por duket se megjithatë nuk kanë arritur të tejkalojnë pengesat.
Posti i presidentit shkaktoi ngërç në bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjë që duket se e ka pamundësuar arritjen e koalicionit qeverisës VV-LDK./ Opinion.al