Norvegjia është duke u ofruar azilkërkuesve mijëra dollarë që të largohen nga ky shtet, përderisa kriza e refugjatëve globale është duke u intesifikuar.
Një familje me dy fëmijë ka të drejtë të marrë deri në 9,300 dollarë, si dhe fluturim falas për në vendin e tyre, ka bërë të ditur drejtoria e imigracionit në Norvegji.
Më shumë se 900 njerëz e kanë pranuar ofertën e qeverisë.