Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

2022/04/19 at 1:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

Ushtria turke ka ndërmarrë sërish veprime kundër pozicioneve kurde të PKK-së në Irakun verior. Gjatë sulmeve u përdorën edhe helikopterë dhe dronë.

Ushtria turke ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior. PKK-ja është e ndaluar dhe konsiderohet si organizatë terroristenë jo vetëm në Turqi por edhe Evropë dhe SHBA.

Siç njoftoi ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar në operacionin kundër PKK-së në tri rajone pranë kufirit turk janë përfshirë edhe dronë dhe helikopterë luftarakë. Operacioni ushtarak u përqendrua në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan të Irakut verior. Në rajonin verior të Irakut të Sinjar dhe në malet në kufirin irako-turk ushtria turke sulmon rregullisht qendrat stërvitore dhe bazat e milicisë kurde. Ofensiva do të shtohet në “ditët në vijim”.

Ankaraja e justifikoi këtë aksion me mbrojtjen kundër sulmeve terroriste dhe të drejtën për vetëmbrojtje. Sipas Ministrisë Turke të Mbrojtjes ofensiva qe koordinuar me “miqtë dhe aleatët” dhe shërbeu për të penguar një sulm të PKK-së në Turqi.

Deri tani nuk dihet asgjë për viktima. Një zëdhënës i PKK-së në Irak i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se kishte pasur “luftime intensive” midis ushtrisë turke dhe krahut ushtarak të PKK-së. Forcat e armatosura turke ishin përpjekur të dislokonin ushtarë me helikopterë dhe të përparonin në territoret kurde.

Ofensiva erdhi disa ditë pas vizitës së kreut të qeverisë së rajonit autonom kurd në Irak, Masrur Barsani, në Turqi. Besohet se Barsani ishte i informuar për aksionin e planifikuar të ushtrisë turke. Pas takimit të tij mekreun e shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan, Barzani u shpreh pozitivisht për “zgjerimin e bashkëpunimit” me Turqinë “për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin” në Irakun verior.

Konflikti me PKK-në daton në vitin 1984. Që nga ajo kohë PKK-ja lufton për më shumë autonomi në Turqinë juglindore. Der tani në këtë konflikt janë vrarë më shumë se 40,000 vetë./ DW

Ju sugjerojmë

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…
Aktualitet

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…

20 Maj, 2025 9:09 am
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
Bota

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20 Maj, 2025 8:46 am
Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s
Aktualitet

Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

20 Maj, 2025 8:36 am
Kryeministri Rama takim sot me shqiptarët e Athinës
Aktualitet

Rama falenderon shqiptarët e diasporës: E bëtë fitoren më domethënëse

20 Maj, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:19 am
Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari në Durrës

20 Maj, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:14 am
Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë
-U tha në Opinion

Shqipëria në BE në 2030, Pirdeni: S’është premtim elektoral, por zotim i qeverisë

19 Maj, 2025 11:46 pm
Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal
-U tha në Opinion

Pirdeni për Samitin në Tiranë: Mundësi për takime në nivel informal

19 Maj, 2025 11:31 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Para
Me xhup portokalli dhe kapele, ky është 30-vjeçari që grabiti postën

Me xhup portokalli dhe kapele, ky është 30-vjeçari që grabiti postën

Yuri Kim takon kreun e ri të KLP: SHBA do të mbështesë reformën në drejtësi

Yuri Kim takon kreun e ri të KLP: SHBA do të mbështesë reformën në drejtësi

Gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

Gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

TE FUNDIT

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…

Detaje nga atentati në Durrës/ Ermir Dedja u qëllua teksa po ecte, i arrestuar për…
20 Maj, 2025

Këto janë pamjet nga vendi ku u ekzekutua me armë zjarri 29-vjeçari Ermir Dedja, në lagjen nr.18 të qytetit të...

Lexo më shumë

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?
20 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër,...

Lexo më shumë

Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s
20 Maj, 2025

Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë...

Lexo më shumë

Rama falenderon shqiptarët e diasporës: E bëtë fitoren më domethënëse

Kryeministri Rama takim sot me shqiptarët e Athinës
20 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar mëngjesin e sotëm të gjithë shqiptarët që votuan për herë të parë nga jashtë vendit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com