Pesë tifozë të Tiranës janë ndaluar nga Policia pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. Gjithcka ka ndodhur në fund të pjesës së parë, kur efektivët e policisë kanë tentuar të heqin banderolat të cilët fyenin Presidentin e ekipit Refik Halili. Në komisariat fillimisht u shoqëruan 14 tifozë, ndërkohë që 5 prtej tyre u ndoqën në gjendje të lirë.
Tifogrupi “Tirona Fanatics” u kthye në shkallët e stadiumit pas një mungese të gjatë në ndeshjen ndaj Ilirisë, në mbështetje të ekipit kryeqytetas që tani luan në kategorinë inferiore.