Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se nuk do të ketë normalitet parlamentar, në kohën kur krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë.
Në përfundim të seancës plenare, Bylykbashi tha për mediat se porti i Durësit është vatra e krimit të organizuar me licensë nga kryeministri Edi Rama.
“S’mund të ketë seancë normale të parlamentit kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Nuk do ketë normalitet. Nuk mund të ketë normalitet kur zgjedhjet janë element farsë për të vulosur marrin e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikes që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, tha Bylykbashi.