Bota

OBSH: Viktimat nga COVID-19 mund të dyfishohen para daljes së vaksinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 25/09/20 |
Al Do

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në të gjithë globin mund të dyfishohet para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht – dhe mund të jetë edhe më e lartë pa veprim të përbashkët për të frenuar pandeminë, ka paralajmëruar drejuesi ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, dr. Majk Rajan.

“Nëse nuk e bëjmë, numri për të cilin flisni (2 milionë vdekje) nuk është vetëm i mundshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë të ndodhë.”, tha ai.

Ai nënvizoi se në Europë autoritetet duhet të punojnë për të ndaluar përhapjen përpara sezonit të gripit pasi rastet me Covid-19 dhe numri i të shtruarve në spitale janë në rritje.

“Evropa ka shumë punë për të bërë për të stabilizuar situatën dhe për të vënë nën kontroll transmetimin. Në përgjithësi brenda këtij rajoni shumë të madh po shohim një rritje shqetësuese të sëmundjeve.”, tha dr. Majk Rajan.

“Ne jemi në fund të shtatorit dhe nuk kemi filluar ende sezonin e gripit, kështu që ajo për të cilën shqetësohemi është mundësia që këto tendenca të shkojnë në drejtimin e gabuar.”, shtoi drejtuesja teknike e OBSH-së, Maria Van Kerkuve. /Opinion.al

Pas