Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OBSH: Varianti Delta i COVID, dominues në mbarë globin!

2021/09/22 at 8:32 AM
në -Shëndeti, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
OBSH: Varianti Delta i COVID, dominues në mbarë globin!

Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.


“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas Van Kerkhove, varianti Delta është aq i transmetueshëm sa ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën. Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.

Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19. Punëtorët e ndërtimit gjithashtu tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit para se të lejohen të kthehen në punë.

Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti. Në Zelandën e Re, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën se gjobat për prishjen e protokolleve të koronavirusit do të rriten duke filluar në nëntor.

Ndryshimet do të rrisin gjobën për dikë që qëllimisht nuk respekton rregullat për COVID-19ën, nga rreth 2,800 dollarë në 8,400 dollarë. Ata që shkelin kufizimet gjithashtu mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg.

Bizneset që shkelin kufizimet e koronavirusit mund të përballen me gjoba deri në 10,500 dollarë.

“Suksesi ynë është bazuar vërtet në faktin se njerëzit në përgjithësi kanë zbatuar rregullat”, tha Ardern në një konferencë shtypi. “Sidoqoftë, ka patur tek-tuk ndonjë person që ka thyer rregullat dhe i ka vënë të tjerët në rrezik”.

Ndërkohë, Guvernatori Jay Inslee, i shtetit perëndimor të Uashingtonit, i kërkoi qeverisë federale ndihmë që të përballohet ngarkesa e spitaleve, pasi varianti delta ka shkaktuar një numër të madh infektimesh. Inslee i dërgoi një letër të hënën koordinatorit për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, Jeffrey Zients duke thënë se spitalet në shtetin e tij kanë arritur ose tejkaluar kapacitetin dhe se ai ka nevojë për personel ushtarak që të ndihmojë stafin e spitaleve.

“Sapo varianti delta goditi shtetin e Uashingtonit, shtrimet në spital për COVID-19ën u rritën”, tha Inslee. “Nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, pamë që shtrimet në spital dyfishoheshin çdo dy javë. Spitalet janë munduar të shtojnë shtretërit dhe kanë anuluar shumicën e procedurave jo urgjente, por janë akoma mbi kapacitetin në të gjithë shtetin”.

Infektimet e reja ditore dhe numri i njerëzve të shtruar në shtetin Uashington kanë arritur ose janë afër niveleve të tyre më të larta gjatë pandemisë. Zyrtarët e shëndetësisë të shtetit Uashington raportojnë se 69% e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në këtë shtet janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo është më e lartë se shifra kombëtare, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se 64% e popullsisë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht. Numri i vdekjeve të reja nga virusi në Shtetet e Bashkuara ishte 2.302 të hënën – më i larti i regjistruar që nga marsi, sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins./ VOA

Etiketa: covid-19Dita pa makina


Ju sugjerojmë

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Para
Foto/ Ivanka Trump pushime në Shqipëri

Presidenti i PSG u bë me djalë teksa ndodhej në Shqipëri

Sot “dita pa makina”, rrugët ku s’do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Sot “dita pa makina”, rrugët ku s'do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Tjetër aksident në vend, “Land Rover” del nga rruga, plagosen 2 të rinj

Aksident në Mirditë, 'Benz'-i del nga rruga, pasagjerja dërgohet te Trauma
















TE FUNDIT

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
17 Shtator, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të...

Lexo më shumë

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
17 Shtator, 2025

Greg Louganis, legjenda amerikane e kërcimeve nga trampolina, ka marrë një vendim të papritur në moshën 65-vjeçare. Ai ka shitur...

Lexo më shumë

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
17 Shtator, 2025

“Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të...

Lexo më shumë

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
17 Shtator, 2025

Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë mirëpritën çiftin presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, në kështjellën e tyre me një ceremoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com