Bota vijon të përballet me pandeminë COVID-19, ndërsa shpresa e vetme për mposhtjen e virusit vdekjeprurës është vaksina.
Lidhur me procesin e krijim të vaksinës, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar popullsinë në të gjithë botën se vaksina kundër koronavirusit mund të mos mbërrijë menjëherë te të gjithë ata përpara vitit 2022.
Sipas një prej shkencëtarëve të agjencisë së OKB, Soumya Swaminathan; “vaksina nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e botës. Do të duhet ende shumë kohë deri sa të arrihet imuniteti i tufës, me rreth 60-70% të popullsisë së imunizuar do të jetë më e lehtë ndërprerja e transmetimit”,-u shpreh Swaminathan./ Opinion.al